.

E rrallë! 89 vjeçari bën tatuash për bashkëshorten e ndjerë, ja çfarë shkruan(Foto)

Shumë prej nesh mund të na duhet të mendohemi mirë përpara se të bëjnë ndonjë tatuazh. Por, një i moshuar ka pritur plot 60 vite për ta ndarë mendjen.

Ken Crowther, i cili mbush 90-vjeç më 18 dhjetor vendosi që të bënte tatuazhin e tij të parë dhe ia dedikoi bashkëshortes së ndjerë e cila ka ndërruar jetë përpara 12 vitesh.

Ishin dy mbesat e tij, Stephanie Shipley dhe Vickie, të cilat e morën dhe e çuan tek artisti i tatuazheve. Duke qenë se Ken kishte dashur për 60 vite që të bënte një tatuazh, kjo ishte një dhuratë nga mbesat për 90-vjetor.
Edhe pse i ka frikë gjilpërat, i moshuari e mblodhi më në fund veten dhe gjeti kurajon për të bërë një në moshën pothuajse 90-vjeçare.

Ken dhe Phylis përgjithmonë, shkruhet ne tatuazh me simbolin e zemrës.