.

Dalin emrat/ Kush janë 8 kandidatët që vijojnë garën për në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët, që kualifikohen për në Gjykatën e Lartë.

Nga 22 kandidatë, që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, vetëm tetë prej tyre do të vazhdojnë garën.Mësohet se 13 prej kandidatëve janë skualifikuar, pasi nuk plotësonin kriteret, ndërsa një tjetër është dorëhequr.

Tetë kandidatët që do të vijojnë garën janë: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.

Ndërkohë, kandidatët e skualifikuar janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj.