.

Të shtënat me armë, një i plagosur në Lezhë, u qëllua nga një makinë në ecje

Një i plagosur në Lezhë pas të shtënave me armë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K. i cili po lëvizte më këmbë në zonën e Katedrales.

Dyshimet e para janë se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

I plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërkohë policia heton për zbardhjen e ngjarjes.

/BW