.

Rita Ora i uron fat Kombëtares së Kosovës, zgjedh foton prekëse dhe me mesazhin e fortë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Anglinë, për Europianin 2020.

Ora ka postuar në “Instastory” një foto të vitit 1999, që tregon një ushtar britanik që luan futboll me fëmijët e Prishtinës gjatë kohës së luftës.

Paçi fat!!!”, shkruan Ora në fotografinë me shumë domethënie. Rita gjithmonë ka treguar me krenari për rrënjët e saj shqiptare, dhe kësaj here nuk ka ngurruar aspak që të tregojë se nga vjen.

Ndërkohë ndeshja Angli-Kosovë do të luhet në stadiumin ‘St Mary’ të Southamptonit, në orën 08:45.