.

Kosova kërkon mrekullinë e 16-të, zbulohet premtimi i Behgjet Pacollit


Kosova do të përballet ditën e sotme me Anglinë në fushën e këtyre të fundit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2020.

Kjo është një ndeshje shumë e vështirë në krahasim me atë kundër Çekisë, të cilën kosovarët e fituan me përmbysje 2-1.

Rëndësia e kësaj ndeshje është shumë e madhe, duke ditur edhe kundërshtarin që është përballë, të cilët janë një nga kombëtaret më të forta në botë. Në rast se Kosova arrin barazim ose fitore, atëherë lojtarët dhe stafi do të marrin një shpërblim nga shteti.

Këtë e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili në një postim në “Facebook”, shkruan: “Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë…”, shruan Pacolli në postimin e tij.
Në këtë sfidë Kosova vjen pas 15 ndeshjeve radhazi pa humbje dhe në rast se do t’ia dilnin edhe sot të ruanin ecurinë pa humbje, atëherë kjo do të ishte me të vërtetë diçka shumë e madhe për futbollin kosovar.