.

Banka u dha 120 mijë dollarë gabimisht, ja çfarë po ndodh me çiftin amerikan

Një çift në Shtetet e Bashkuara, Robert dhe Tiffany Williams u zhytën në shpenzime pa kufi pasi banka e tyre u kaloi gabimisht në llogari 120.000 dollarë.

Dyshja i harxhoi thuajse të gjitha paratë, duke blerë një SUV e plot sende të tjera. Por për këtë tani përballen me burgun, sepse akuzohen për vjedhje dhe përvetësim të padrejtë.

Për momentin, janë liruar me kusht. Robert, 36 vjeç dhe Tiffany, 35 nuk kanë bërë asnjë koment për ngjarjen në mediat amerikane dhe nuk është e qartë nëse kanë pajtuar një avokat mbrojtës.