.

Si nënë e 6 fëmijëve, Angelina Jolie flet për prindërimin

 

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka folur së fundmi për misionin e të qenurit një prind i mirë. Në një intervistë për “Hello”, Jolie nuk ngurroi të tregonte marrëdhënien që ka me të gjashtë fëmijët e saj, si dhe të ndante ato çka i mëson në përditshmëri.

“Mirësia, për të tjerët dhe veten. Është e rëndësishme të jesh i përulur. Të dish lirinë që takon dhe gjërat me të cilat je i bekuar, si dhe të ndihmosh të tjerët. Mbi të gjitha, s’duhet të harrojmë vendin që na takon! Jemi të gjithë njerëz me të meta.
Jemi copëza të vogla të një bote të madhe. Sa më shumë rriten, kuptoj që fëmijët e mi janë bërë individë të fortë dhe mendjehapur. Mundohem t’i udhëheq përmes shembullit dhe të jem e mirë me ta, ashtu siç nëna ime ishte me mua, e dashur dhe tolerante”- u shpreh fillimisht ajo.

“Por nëse ka një zënkë që duhet bërë, përfshihuni në të! Duhet ta përgatisim gjeneratën e ardhshme, sepse po ndodhin kaq shumë gjëra në botë!”-tha më tej Angelina Jolie.