.

Pas zgjedhjes si kryetar bashkie, ja çfarë dëshire tjetër na zbulon Isai


Aktori i humorit Erion Isai ka zbuluar së fundmi se pas zgjedhjes si kryetar i Bashkisë së Ersekës, ka vendosur të martohet. Në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Isai tregoi se ky vendim është marrë së bashku me partneren dhe nënën e vajzës së tij, me të cilën ka nëntë vite bashkëjetesë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë, Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua, që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjellë ndonjë angazhim, që të bëjmë një dasmë”- u shpreh Erioni.

Isai foli gjithashtu edhe për dëshirën e tij për të shtuar numrin e anëtarëve të familjes. “Avash avash do e zgjerojmë. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Ajlinën që edhe pse e ka mbajtur për 7 orë vajzën…Kjo e fundit vjen tek unë me vrap. Dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali, sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”-tha ai.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Isai është shpërngulur familjarisht në Kolonjë, si dhe ka hequr dorë përkohësisht nga karriera e tij si aktor.