.

“Nuk jam penduar fare”, dëshmia shokuese e të riut që vrau shokun me thikë: Do vrisja dhe të tjerë

 

Oficerë të Policisë Gjyqësore Dibër kanë rimarrë në pyetje Fatjon Ketën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 21-vjeçarit Arlind Pasha.

Për shumë orë, 22- vjeçari i dyshuar u mbajt i izoluar dhe nuk iu tregua se Pasha kishte ndërruar jetë, por kjo nuk solli ndonjë të re gjatë hetimit.

Prej ditës kur Keta u arrestua, në asnjë rast nuk ka shprehur pendesë për vrasjen me thikë, të ndodhur në qendër të qytetit Bulqizës.

“Nuk jam penduar fare për vrasjen e Arlind Pashës. Ai dhe të tjerë si ai më shanin dhe kërcënonin çdo ditë. Po të kisha mundësi, do të vrisja dhe të tjerë. Boll i kam duruar”, është shprehur 22-vjeçari.

Dje, Fatjon Keta ka deklaruar se vjeshtën e vitit të kaluar është dërguar për një vizitë në Spitalin e Shkodrës, me pretendimin e Policisë se kishte çrregullime mendore. Kjo vizitë e detyruar vinte pas ngjarjeve të shumta ku Keta ishte përfshirë, por mjekët nuk kanë konstatuar probleme dhe nuk kanë pranuar ta trajtojnë në spital.

Pas daljes nga spitali, Keta ka dyshuar se ishin bashkëmoshatarët e tij që kishin përhapur lajmin se ai kishte të meta mendore dhe kjo dyshohet se ka çuar edhe në vrasjen e 21-vjeçarit me thikë./panorama