.

Dua Lipa tha se është nga Londra dhe komentuesit nuk ia kursejnë kritikat

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa sapo na ka zhgënjyer të gjithëve në promon e saj për fushatën më të re të YSL.
Nëpërmjet një videoje ku tregon disa nga momentet e jetës së saj, në sfond dëgjohet zëri i këngëtares, e cila për herë të parë mohon origjinën e saj shqiptare.
“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre.
Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku u rrit.


Kjo deklaratë e këngëtares na ka habitur të gjithëve, pasi Dua është përpjekur në maksimum që të ngrejë emrin e Kosovës.

Ajo prej dy vitesh zhvillon në Prishtinë “Sunny Hill Festival” me qëllim promovimin e vendit të saj.iconstyle