.

“Me eshte dashur dy jave per ta puthur” Erik Lloshi zbulon historinë e veçantë si u njoh me gruan


Më 17 gusht, Erik Lloshi kurorëzoi në martesë dashurinë me Rominën, partneren e tij. Së fundmi, këngëtari dhe gruaja e tij kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina”.

Prej andej çifti kanë treguar se nuk shkuan për muaj mjalti pas dasmës pasi kanë ndërmend t’i marrin pushimet në dhjetor për shkak të punës.

Në rrëfimin e tyre, ata kanë treguar se shkak i njohjes është bërë motra e Erikut, e cila punon në bankë bashkë me Rominën.

“Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Janë të dyja bankiere. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Ne kemi gati dy vite që njihemi. Pasi pyta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do ma rregullonte, por i thashë nuk është nevojë për shkresë”, ka thënë Eriku dhe më pas ka folur Romina.


“Më çon ftesë në Instagram dhe kur e pash thash:’ou çne Erik Lloshi’, sepse nuk më lidhte asgjë me të. Ja kam pranuar ftesën pas disa ditëve”, tha Romina ndërsa Eriku vazhdoi: “I çoj një buzëqeshje dhe ma kthen, ndërkohë që unë i shkruaja ishte ora 6 e mëngjesit se po punoja me Kledi Bahitin në studio dhe kjo u çudit po ky çne në 6 të mëngjesit. Pastaj kemi dal pas disa ditësh në kafe dhe më është dashur dy javë për ta puthur, imagjinoni”, ka thënë Eriku duke shkaktuar të qeshura.