.

Dëmtoi keq ballin në aksident, paralajmëron e reja: Pse nuk duhet t’i mbani këmbët mbi kroskot

Një vajzë e re, e cila mori lëndime serioze trupore pas një aksidenti, ka treguar rreziqet e mbajtjes së këmbëve mbi kroskotin e makinës.
Kur ishte 22-vjeçe Gráinne Kealy ishte në një makinë që rrëshqiti në akull dhe u përplas ndërkohë që ajo po i mbante këmbët afër xhamit.
Menjëherë pas përplasjes u hap “airbag-u”, sipër të cilit ajo kishte këmbët, dhe i shkaktoi probleme serioze në fytyrë.
Airbag-u i përplasi këmbët e Gráinne direkt e në fytyrën e saj duke e lënë atë me kocka të thyera në të gjithë fytyrën.

“Këmbët e mia ishin sipër airbag-ut, dhe unë tashmë e di që ai hapet me shpejtësi..Si pasojë e forcës së airbag-ut këmbët mu përplasën e me fuqi pas fytyrës. Mu thye pothuajse çdo kockë në fytyrë. Pata rrjedhje lëngjesh nga truri si dhe humba dy dhëmbë”, shprehet e reja duke i dhënë kështu edhe një mësim të gjithë personave që veprojnë në këtë mënyrë.