.

Nora Istrefi kthehet në Kosovë, darkë me personazhin e njohur

 

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit në media pas lajmit të ndarjes nga Robert Berisha. Ishte Roberti ai që nëpërmjet një postimi shpalli se ai dhe Nora i kishin dhënë fund dhe nuk jane me bashke, pas 13 vitesh.

Ndërkohë, prej disa ditësh këngëtarja ka qenë së bashku me vajzën dhe nënën në Turqi me pushime. Së fundmi, Nora është rikthyer në vendlindje ku dhe pak minuta më parë ka publikuar disa video ku shihet në një darkë.

Ajo ka treguar se po darkon me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahiri. Po ashtu nën shoqërinë e tyre është edhe këngëtarja Jehona Sopi. Nora shfaqet mjaft e buzëqeshur dhe më në formë se kurrë më parë.