.

Klaudia Pepa bëhet pjesë e televizionit të famshëm italian

 

Balerina e njohur Klaudia Pepa, prej vitesh është larguar në Itali ku pas pjesëmarrjes në spektaklin “Amici”, u kthye në një personazh mjaft të famshëm në vendin fqinj. Klaudia është mjaft e komentuar në mediat italiane dhe shqiptare.


Siç duket, me nisjen e sezonit të ri Klaudian tashmë do ta shikojmë dhe në një nga ekranet e njohura në Itali. Balerina e famshme ka publikuar disa video dhe foto të shkëputura nga xhirimet që po bën në televizionin e njohur Mediaset.

Ajo shfaqet e veshur me një kostum sportive teksa bën lëvizje të ndryshme dhe kameramanët e xhirojnë. “Prova”, ka shkruar Klaudia në nga postimet ku shihet në studio.