.

8 me 2! Jonida i kërkon llogari në publik Romeos dhe ja si i përgjigjet ai


Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë përfolur prej disa kohësh si çifti më i ri i showbiz-it, të cilët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje janë filmuar në momente intime.

Megjithëse disa ditë më parë u përfolën për ndarje, duket se gjërat mes tyre janë shumë në rregull dhe ata po e vazhdojnë të qetë romancën e tyre.

Madje, Jonida edhe ka nisur t’i kërkojë llogari në publik Romeos!

Ky i fundit ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa foto ku shfaqet në rrugë me motorr dhe krahas tyre shkruan: “Ti je limiti yt i vetëm.”

 

Mirëpo, bie në sy komenti që këngëtarja i bën partnerit të saj.

“Je i sigurt?- i shkruan Jonida në foto, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

“Ëëë”- ia kthen Romeo, bashkëngjitur me një zemër të kuqe.

Kujtojmë se në muajin gusht, Jonida dhe Romeo u filmuan duke u puthur për herë të parë në publik, teksa ndodheshin me pushime së bashku në plazhin e Llamanit./iconstyle