.

Zëdhënësja e PD-së flet për herë të parë pas lindjes së djalit: Më vjen inat, i ngjan burrit


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është bërë nënë për herë të parë në maj të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin së bashku me bashkëshortin e pagëzuan me emrin, Matias.

Një ditë më parë, zëdhënësja e PD-së ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli rreth shtatzënisë si dhe zbuloi se kujt i ngjan më shumë i vogli i saj.

Zhupa u shpreh se djali i ngjan babait dhe kjo gjë e ka mërzitur paksa, pasi donte që t’i ngjante asaj.

“Pyetja që mua nuk më pëlqen është kujt i ngjan, sepse i ngjan Fabit. Më përpara u tregoja foton dhe thonin: ‘kopja e burrit’ dhe unë mërzitesha. Vërtet i ngjan bashkëshortit dhe unë jam e lumtur në fakt sepse i ka ngjarë nga sytë blu. Por doja që të më ngjante mua dhe më vjen inat. Thonë që djemtë me kalimin e kohë ndryshojnë dhe u ngjajnë mamave”, tregoi Ina Zhupa.