.

Kjo është 19-vjeçarja që i prezantoi shqiptarët në Samitin e NATO-s


Studentja kosovare e shkencave politike në Universitetin Karlovi, njëherësh edhe e albanologjisë në Universitetin e Charlesit, Blerta Sejdija, prezantoi shqiptarët në Samitin e NATO-s në Pragë të Çekisë.

Vetëm 19 vjeçe, vajza me origjinë nga Kosova studion në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Karlovy në Republikën Çeke.

Blerta Sejdija e cila jeton në Republikën Çeke është studente e shkencave politike, njëherësh edhe të albanologjisë në Universitetin e Charlesit.

Ajo ka përfunduar studimet edhe për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Pragës dhe së fundi ka prezantuar denjësisht shqiptarët në samitin e fundit të NATO-s që u mbajt në Pragë.