.

VIDEO/“S’do të them kurrë lamtumirë”, Fjolla Morina na rrënqethi me dedikimin e ndjerë për personin e humbur


Vazhdimisht në rrjetet sociale, këngëtarja Fjolla Morina kujton ish-partnerin e saj, i cili është ndarë kohë më parë nga jeta.

Ajo nuk i kursen dedikimet e ndjera për të, duke i shprehur publikisht dashurinë megjithëse nuk është më pranë tij.

Ditën e sotme, ajo na i ka mbushur sytë me lot me një postim të veçantë në Instastory për personin, emri i të cilit fillon me shkronjën “Xh”.

Në fakt bëhet fjalë për Juxhin Dautin, i njohur nga të gjithë si Xhino. Ai mbeti i vrarë në një atentat me armë në Sukth, në vitin 2017.

Fjolla ka publikuar një video të vjetër të sajën, e cila me siguri i kujton personin në fjalë.

“Pranvera të humbi ty, jo ti pranverën. S’do të them kurrë lamtumirë!”- janë fjalët prekëse të këngëtares krahas videos së saj bardhë e zi.

Madje, Fjolla i ka dedikuar atij edhe një këngë të titulluar “Si ta pranoj”, ku shfaqet e veshur me fustan dhe vello të zezë, teksa ka xhiruar mbi varrin e tij.