.

“Frikë për jetën”/ Rita Ora tregon momentin delikat në karrierë

 

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zbuluar së fundmi se ka patur një moment në jetë kur ndihej e frikësuar për të ardhmen e saj. Konkretisht bëhet fjalë për betejën ligjore në vitin 2015, me studion diskografike “Roc Nation” të Jay Z.

“Isha padyshim e shqetësuar dhe po, kisha frikë për jetën time. Muzika është gjithçka që di të bëj, ndaj u frikësova”-është shprehur 28-vjeçarja, duke shtuar se i trembej edhe gjendjes së shendetit të saj mendor. “Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova.”

Risjellim në vëmendje se Ora e çoi në gjyq “Roc Nation”, me pretendimin se ishte lënë pas dore nga kompania. Asokohe, studioja diskografike kundërshtoi duke thënë se Rita nuk kishte realizuar mjaftueshëm albume që të arrinin në një zgjidhje.

Rita e akuzoi gjithashtu “Roc Nation” për diskriminim ligjor, duke theksuar se nëse do ishte burrë do të kishte pasur rezultat më të mirë.