.

Justin Bieber flet për herë të parë për depresionin dhe jeta e tij nuk paska qenë aspak e lehtë


Ndonëse të gjithë i dinim deri diku problemet në jetën e Justin Biber, këngëtari asnjëherë nuk i kishte treguar vetë.

Por tani që i ka kaluar të gjitha, Justin ka treguar nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram, të gjitha vështirësitë që ka kaluar në jetën e tij dhe qenkan të shumta.

Ai shprehet se që në moshën 19-vjeçare ka nisur të përdorë drogë, e cila i kanë shkaktuar edhe probleme mendore.

“Është e vështirë të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke. Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më. Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”, tregon këngëtari ndër të tjera.

Në përfundim të shkrimit Justin, falenderon të gjithë njerëzit që e ndihmuan të kalojë situatën e vështirë dhe shton se është duke jetuar periudhën më të mirë të jetës së tij. Martesa e ka bërë njeri më të mirë dhe ai e quan atë çmenduri që i ka mësuar shumë gjëra.