.

Përmbytet Elbasani, shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë


Qyteti i Elbasanit është “pushtuar” këtë pasdite nga rrebeshet e shiut dhe furtuna, duke përmbytur thuajse të gjitha rrugët.

Reshjet e rrëmbyeshëm të shiut dhe breshëri kanë mbushur me ujë edhe stadiumin “Elbasan Arena”, duke bërë që të shtyhet për 30 minuta ndeshja e futbollit të femrave mes Shqipërisë dhe Finlandës.


Pamje nga “Elbasan Arena”, ku shihet se sasia e ujit në të është jo e vogël, duke penguar kështu zhvillimin normal të ndeshjes. Sfida Shqipëri-Finlandë do të niste në orën 17:00, por për shkak të situatës së krijuar nga shiu, ajo pritet të startojë më 17:30./balkanweb