.

“Luftoi 6 herë me kancerin në jetën e saj”, modelet e famshme humbin njeriun e dashur


Modelet e famshme Gigi dhe Bella Hadid ditën e djeshme kanë ndarë në rrjetet sociale lajmin e trishtë të largimit nga jeta të gjyshes së tyre.

Gjyshja e modeleve në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë pas në beteje të gjatë me kancerin. 78-vjeçarja kishte luftuar gjashtë herë me këtë sëmundje, por kësaj radhe nuk ia doli dot. Gigi ka qenë e para që ka ndarë lajmin e hidhur në Instagram, ku ka postuar një foto të saj me gjyshen, përkrah së cilës shkruan.

 


“Engjëlli ynë luftoi me kancerin gjashtë herë në jetën e saj me kurajë, forcë e lavdi dhe gjithmonë ishte nëna dhe gjyshja më e mirë në botë. Ajo është një shembull që do ta ndjekim gjithë jetën. Të duam më shumë nga sa fjalët thonë, Oma jonë e bukur dhe e mrekullueshme.”