.

Me mendjen tek e ardhmja, Reja: Pikë me Francën, fitore me Islandën


Rikthime por edhe risi në listën e kombëtares së Shqipërisë. Edi Reja prezantoi 25 futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidat e ardhshme në eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës më 7 shtator në transfertë dhe Islandës tre ditë më pas në “Elbasan Arena”. Po ashtu, për çdo të papritur gjatë përgatitjeve, tekniku ka edhe një listë pritje me shtatë futbollistë të tjerë. Klasu Gjasula dhe Marash Kumbulla janë emrat e rinj, ndërsa kthehen të veshin ngjyrat kuqezi Rey Manaj dhe Keidi Bare.

31 Gusht Fshf Frame 23493
“Kemi thirur shumë lojtarë të rinj në këtë listë. Federata më ka dhënë detyrë të arrijmë rezultate, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kemi futbollistë të Shpresave që kanë qenë më përpara në skuadër. Sigurisht, jemi të fokusuar në dy ndeshjet me Francën dhe Islandën, por do të kujdesem edhe për lojtarët e rinj”, ka shpjeguar Reja. Sfidat e shtatorit vijnë në një moment delikat. Nuk është një diskutim vetëm për Shqipërinë, por mungesa e minutave në këmbët e futbollistëve si dhe zërat e merkatos shqetësojnë Rejan. “Jam i shqetësuar pak, pasi disa kanë luajtur, disa jo. Disa nuk janë me ekipe, nuk jemi të vetmit, pasi kanë kanë dhe ata disa futbollistë që nuk kanë minuta në këmbë. Më vjen mirë që Deshamps na vlerëson dhe ka thënë se jemi ekip i forte dhe do të jetë një ndeshje e kompilikuar. Do mundohemi të marrim maksuimumin”, ka thënë Reja.

Ramadani
Trajnerit kuqezi nuk i bëjnë përshtypje mungesat e rëndësishme te Franca, ndërsa nuk fshihet sa i përket objektivave për dy ndeshjet e ardhshme. “Mbappe sigurisht që është lojtar më cilësi. Po atje mjafton të mbyllësh sytë e janë të gjithë të fortë se kanë ekapërincë ndërkombëtare. Ne duhet të shkojmë të bindur por jo të hyjmë në fushë me frikë. Nuk kemi të njëtat shanse në të dyja ndeshjet. Duhet të dalim me fitore me Islandën dhe të përmirësohemi në renditje. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës, pse mos të marrim dhe ne pike”, ka vijuar tekniku kuqezi.

Rejaaaaaaa
Reja ka folur hapur edhe për të ardhmen. Kontrata e teknikut skadon në nëntor, ndërsa dëshira e tij është të vazhdojë punën në pankinën kuqezi. “Do të jetë Federata ajo që do të vlerësojë punën time në bazë të rezultateve të arritura. Por eksperienca më ka mësuar që të punoj me njerëz të besueshëm. Këtu ka gjetur shumë të tillë dhe për këtë arsye, pse jo do të më pëlqente të vazhdoja punën”, është shprehur trajneri. Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë zyrtarisht grumbullimin të henën, ndërsa si gjithmonë do të përgatitet në bregdetin e Durrësit deri në datën 4 shtator, ndërsa një ditë më pas do të udhëtojë drejt Parisit për sfidën kundër Francës.