.

Debati për emrin e stadiumit “Qemal Stafa”, veteranët: Mos guxojnë ta heqin! Të përndjekurit: Mjaft më peng i komunizmit!


Për shumë dekada, arena e më madhe e futbollit shqiptar mbante emrin e Qemal Stafës, një prej dëshmorëve të luftës. Por, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se me përfundimin e ndërtimit të impiantit të ri modern, stadiumi nuk do të quhet më Qemal Stafa. Jo të gjithë janë dakord, ndërsa debati kalon përtej fushës së lojës dhe aspektit sportiv.

Odise Porodini, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombetër të Organizatës së Veteraneve të Luftës thotë se nuk do të lejojnë që të zëvendësohet emri i Qemal Stafës dhe nëse kjo ndodh veteranët do të reagojnë.

Për sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së të Burgosurve dhe të përndjekurve politikë, emri i Qemal Stafës nuk shkakton asnjë ndjesi. Ai sugjeron që ky impiant të mbajë emrin e një personaliteti që ka dhënë kontributin e tij në sport.

Aktualisht impianti i ri është pagëzuar me emrin Arena Kombëtare, por për arsye marketingu dhe financiare FSHF ka nxjerrë në shitje emrin e stadiumit të ri./BW