.

Video/Messi vlerësohet si sulmuesi më i mirë, reagimi i Ronaldos lë për të dëshiruar

Një natë më parë Lionel Messi shtoi një tjetër trofe në vitrinën e tij të sukseseve duke shpallur edhe sulmuesi më i mirë i sezonit 2018-19 në Champions League, ndërsa për rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, nuk pati asnjë çmim.

E teksa para ceremonisë Ronaldo deklaroi para kamerave se do ta ftonte për darkë, duket se nuk e ka përtypur dot faktin se argjentinasi u shpërblye me një tjetër trofe, e kjo dallohet fare qartë nga fytyra që ai ka bërë në momentin që Messi është afruar pranë tij me trofeun në dorë.
Ronaldo tregoi një fytyrë të inatosur para kamerave dhe nuk i zgjati rivalit të atij as dorën për ta përgëzuar.