.

VIDEO/ Rëndohet situata nga zjarret në Delvinë e Finiq, përfshihen nga flakët dy shtëpi, në rrezik edhe disa banesa të tjera

Është rënduar situata me zjarret në zonën e Finiqit, ku flakët kanë përfshirë dy shtëpi të pabanuara në fshatin Karadhiq, ndërsa rrezikohen edhe disa të tjera.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, 50 punonjës të zjarrfikëses dhe vullnetarë të zonës, por puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.

a3f973e5-cf63-4eed-ad47-849f79152b0b

Për shkak të uljes së intensitetit të erës, zjarri në zonën e Delvinës dhe Finiqit është vënë nën kontroll, ndërkohë që është izoluar zjarri tek banesat në afërsi të rrugës dhe në fshatin Sopot.