.

FOTO/ Kur Santiago Malko, i ekzekutuar me kallashnikov, mbante veshur uniformën e policisë

Pas ekzekutimit të tij mbrëmjen e 27 gushtit, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotot e para të Santiago Malkos i cili dikur mbante të veshur uniformën e Policisë së Shtetit. Në foto Santiago Malko, mban të veshur uniformën e forcave “Shqiponja”. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Dea Ricku, ishte pjesë e këtij reparti.

48-orë pas vrasjes, ngjarje e cila shkaktoi panik mes banorëve në rrugën “Xhanfize Keko”, policia nuk ka ende të ndaluar. Ndër pistat e hetimit ku është përqëndruar grupi hetimor është edhe një konflikt të mundshëm për pazaret e drogës. Nisur nga këto dyshime është shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar një 40 vjeçar me iniciale D.A me precedent të meparshëm penal në fushën e armëmbajtjes dhe narkotikëve në Shqipëri dhe në Itali.

Për të mbledhur më tëpër të dhëna në lidhje me ngjarjen e së martës, janë shoqëruar në polici një numër të madh dëshmitarësh okularë po ashtu edhe të afërm të 26 vjeçarit që mund të kenë djeni për konflikte të tij. Policia ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve që kanë të dhëna për ngjarjen të telefonojnë numrin 112.