.

Ç’po ndodh? Flamuri shqiptar dhe ai serb bashkë në mes të Beogradit

Pavarësisht çështjeve “të nxehta” shekullore mes Serbisë dhe Shqipërisë, një imazh që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, po përcjell një mesazh krejt tjetër.

Në foton që po sjellim më poshtë shfaqet flamuri shqiptar dhe ai serb, në dy peshqirë plazhi të vendosur mbi shezlonge, në një pishinë në Beograd. Fotoja është publikuara nga gazetari Idro Seferi, ndërsa është vlerësuar si nga shqiptarët, ashtu edhe nga serbët.

Në shumë prej komenteve, qytetarët e të dyjave vendeve shprehen se është një foto shumë e bukur dhe se dy vendet i ndan më shumë politika. ‘Pishina në Beograd…është e nxehtë për të gjithë’, shkruan gazetari.