.

Denoncimi/ Vrasja e teknikut të kondicionerëve, polici i burgut të Fushë-Krujës tregon skemën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në facebook mesazhin e një personi, që pretendon se është polic në burgun e Fushë-Krujës, i cili thotë se Bujar Kusi, babi i Griseldo Kusit, të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicinerëve, Endrit Çelës, do të lirohet nga burgu.

Në mesazhin e tij, publikuar nga ish-kryeministri, polici tregon edhe skemën se si do të lirohet Kusi.

Ai shkruan se është arritur një marrëveshje që të dorëzohet djali i tij, e më pas vrasja të konsiderohet “ vrasje nga pakujdesia, në grindje e sipër”.

berisha

Më tej ai thotë se për këtë janë paguar fillimisht 50 mijë euro, që OPGJ të bëjë dosjen.

Postimi i plotë i Berishës:

Ja se si narkoshteti do mbroje vrasesin e Endrit Çeles!

Banda Kusi eshte bande vrasjesh dhe trafiqesh e Partise se Krimit.

50000 euro jane dhene qe narkopolicia dhe OPGj te manipulojne dosjen.

Vrasesi do te dorezohet dhe do cilesohet vrasje pa dashje nga shkrepja e armes.

Keto jane denoncimet e policit dixhital nga burgu i Fushe Krujes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Prsh zoti Berisha jam nje polic burgu i fushe krujes.sot pran ketij burgu erdhe grupi i Bujar kusit qe fshehu vrasjen e djemve te tij te punonjesit te kondicionierit. ne fakt njerzit po i vret drejtesia se cdo vrases qe ka vrare 2 a 3 here nuk ka bere me shum se 7 vite burg e ai vret te 4 in etj. po cpo ndodh Bujar kusi do lirohet se eshte arrit marreveshja qe te dorezohet djali e vrasja te konsiderohet si vrasje nga pakujdesia ne grindje e siper e arma beri shkrepje te pa vullnetshme e per keto si fillim jane paguar 50 mije euro qe opgj te bej dosjen. pra viktima i trete ne tok nga familja kusi eshte fajtor.