.

VIDEO/ Aksident i rëndë në pistën e Silverstonit, motorri përfshihet nga flakët. Shikoni pamjet!

Një incident i rëndë u regjistrua në xhiron e parë të garës së Moto GP në Britaninë e Madhe. Yamaha e Fabio Kuartararos dhe Andrea Dovicioso u përplasën mes tyre, teksa të dy pilotët përfunduan dhunshëm në tokë.

Aksidenti moto gb

Dukati i Deviciosos u përfshi nga flakët, ndërsa ky i fundit, për shkak të plagëve të marra gjatë rrëzimit, është marrë me makinë dhe është dërguar pranë një qendre mjekësore. Ndërkohë për sa i përket Kuartararos, ai nuk pati probleme, teksa u ngrit menjëherë në këmbë.

Devicioso Moto GP

Për sa i përket fituesit të garës, Aleks Rinz  ka triumfuar në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në pistën e Silverstonit. Sakaq, Rosi u nis nga vendi i dytë por nuk ishte në gjendje të ruante ritmin e pilotëve të tjerë, ndërsa u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Vinjales, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.

PANORAMASPORT.AL