.

Vera po ikën, por jo edhe i nxehti përvëlues, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Duket se edhe ditët e fundit të verës do të shoqërohen nga i nxehti përvëlues.

Jo vetëm kaq, por temperaturat e larta pritet të na shoqërojnë edhe gjatë javës së parë të shtatorit.

mot-me-diell-1200x630

Sipas Sinoptikanëve, mundësitë për reshje janë të pakta, Vapa do të jetë më e ndjeshme në kryeqytet, por edhe në qytetet Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë.