.

Dëshmia e tij zbuloi vrasësit e Indritit te vila në Tiranë, gjykata e lë në burg. 3 veprat e tjera për të cilat kërkohej

Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autoret e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qëndrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

vila-myslym-shyri

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ku u vra me plumb në kokë 26 vjecari Indrit Celaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Deshmia 

Shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Veliaj një ditë më parë, duket se është bërë me qëllim nga Policia që të hetonte rreth autorëve të vërtetë, që rezultuan të ishin vëllezërit Kusi.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin Lorenc Veliaj, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Në Polici, Veliaj ka treguar të gjitha, ndërsa është vënë në pranga pasi më herët është shpallur në kërkim për vepra të tjera penale nga Polica e Tiranës. “Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç, banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë së rendit publik’, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’”, shkruhej në njoftimin e Policisë së Tiranës.

PANORAMA