.

Roza Lati dhe Ana Lika bëhen bashkë, krijojnë parti të re dhe tregojnë risinë që do sjellin

E ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”, ishte aktorja shumë e komentuar e showbizit, Ana Lika. Roza zbuloi se ajo dhe Ana kanë menduar të hapin një parti të re që do ta quajnë Ç.J, (Çafkat e Jugut).

Ana tha se ajo do të jetë kryetarja e partisë ndërsa Roza nënkryetarja dhe parashtroi ndryshimet që do bëjë nëse fiton.

“Në këtë parti njeriu gjen lirinë e vetë, është parti e bërë vetëm nga femra, një parti që operon në jug. Planet për këtë parti kanë nisur nga një fundjavë në plazhin e Dhërmiut. Unë mendoj të ngrij detin dhe ta bëj pistë patinazhi nga Saranda në Dhërmi”, tha Ana me humor.