.

“Nona fare Eqrem-sat tani!”, Veliaj tregon fotot, si duket shkolla “Eqrem Çabej”

Kur edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” në kryeqytet kanë një arsye më shumë për të vrapuar drejt bankave të tyre.

Bashkia e Tiranës i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve rehabilituese me gjithë elementët e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga pamja e re e shkollës “Eqrem Cabej”, ndërsa thekson se tashmë nxënësit nuk kanë asnjë pretekst pse mos të shkëlqejnë në mësime.

“Nona fare Eqrem-sat tani! ? Shkolla “Eqrem Çabej”, një nga rehabilitimet më të freskëta të bashkisë, e sapo bërë gati për vitin e ri akademik. Ka lezet tani shkolla! Çantat e librat dhe direkt për mësim!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.