.

Miley e la për një femër, Liam Hemsworth merr vendimin drastik

Prej disa ditësh tashmë po përflitet në media për ndarjen mes këngëtares, Miley Curys dhe aktorit Liam Hemsworth. Pas problemeve në çifti dyshja vendosi të shkëpuste marrëdhëniet dhe së fundmi, Miley është fotografuar në krahët e të dashurës së saj të re, Caitlyn Carter.

Ndërkohë edhe pse të gjithë shpresonin që çifti të ribashkohej pasi mendonin se ishte thjesht një zënkë mes tyre, së fundmi burime pranë Liam kanë zbuluar se aktori do të divorcohet nga Miley.
Sipas “E!News”, Liam tashmë ka bërë kërkesën për divorcin dhe ka deklaruar se nuk po kërkon asnjë përfitim financiar nga ish partnerja.

“Ata kanë një kontratë paramartesore dhe i kanë mbajtur të ardhurat të ndara gjatë martesës. Nuk ka shumë për të ndarë përveç kafshëve. Të dy kanë shtëpi që janë blerë individualisht para martesës.”, thotë burimi.

“Liami ka vendosur të përfundojë lidhjen. Nuk ka kthim mbrapa dhe ai e di se dëshiron të ecë përpara. Ata nuk kanë pasur shumë komunikim. Nuk ka asgjë për të thënë.”, përfundon burimi.