.

“Kokë” e trafikut të kokainës, si u kap shqiptari me 30 mijë €

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë. Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar në Reggio Emilia i riu Elton Barameta.

Gjatë aksionit, policia i ka sekuestruar shqiptarit 3 kg e gjysmë kokainë të pastër, 30 mijë euro dhe një automjet. Ndërkohë, mediet e cilësojnë të riun Barameta si “kokën” e trafikut të kokainës në zonën e Reggio Emilia.