.

Kirurgu abuzoi seksualisht me 250 fëmijë kur ishin nën efektin e narkozës/Zbulohet skandali tronditës

Një kirurg dyshohet se ka abuzuar seksualisht me më shumë se 250 fëmijë në atë që cilësohet si skandali më i madh i pedofilisë në Francë.

Sipas mediave vendase, 66-vjeçari Joël Le Scouarnec abuzonte me fëmijët kur ishin nën efektin e narkozës. Këto akte pedofilie nga kirurgu 66-vjeçar mendohet se kanë ndodhur gjatë 3 dekadave

Para 10 vitesh, Joël Le Scouarnec u dënua për posedim të imazheve të fëmijëve të abuzuar, por u lejua që të ushtronte profesionin e ti, deri në vitin 2017 kur dhe u arrestua. Ndërsa akuzat e fundit janë mësuar gjatë një hetimi të policisë pas disa pretendimeve se 66-vjeçari ka përdhunuar dy vajza të moshave 4 dhe 6-vjeçare, raporton “The Times”.

Le Scouarnec mohon akuzat për përdhunim të dy vajzave, por përmes avokatit të tij ka pranuar “sjellje të pahijshme” me pacientet. Policia ka gjetur ditarin personal të kirurgut, ku ai ka rrëfyer abuzime seksuale ndaj 250 fëmijëve në spitalin ku punonte.

Gazeta franceze “L’Express” e ka konsideruar këtë ngjarje si “skandalin më të madh të pedofilisë të zbuluar ndonjëherë në Francë”. Prokurorët francezë thonë se kirurgu 66-vjeçar dyshohet të ketë kryer abuzimet seksuale në vitet 1989-2017.