.

E rrethuar nga policia, prokurorja Janeva i jep lamtumirën e fundit të ëmës

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva, nën shoqërim të policisë nga Burgu i Shutkës sot në mëngjes është nisur për në Gjevgjeli në varrimin e nënës së saj, konfirmoi për MIA-n drejtori i burgut, Esad Rahiç.

Kryeprokurorja Janeva u arrestua një ditë më parë, pasi rezultoi e përfshirë në super-skandalin “Zhvatja”, ku flitej për afera të mëdha korruptive, ndërsa po dje u përball me një tjetër tragjedi, atë të vdekjes së nënës.

Sot, mediet maqedonase njoftojnë se ajo është lejuar t’i japë lamtumirën e fundit të ëmës, shoqëruar nga forcat e policisë.