.

Përgjaket stadiumi/ Përplasja e dhunshme e tifozëve, 3 viktima


Një ndeshje futbolli në Honduras është kthyer në arenën e një guerrilje urbane në stadium, që i kushtoi jetën 3 personave.

Superklasikja mes Olimpias dhe Motaguas regjistroi përplasjen e dhunshme mes dy tifozerive të ekipeve, me kaosin që mbretëroi për minuta të tëra dhe solli pezullimin e sfidës, ndërsa shumë të tjerë kërkuan ndihmën mjekësore në spital.

Njerëz të shtrirë përtokë dhe të tjerë që evokonin sërish akte të dhunshme, gjithçka në sytë e forcave speciale që tentuan për të rivendosur qetësinë në stadium por reagimi i tyre la për të dëshiruar. Fillimisht u sulmua me mjete të forta autobusi i skuadrës mike, madje 4 futbollistë të Motaguas vuajtën lëndime të lehta.

Më pas Guerrilja zbriti në fushë ku ndodhi edhe më e keqja. 10 mijë tifozët e pranishëm në stadium tentuan të lënë impiantin por u bllokuan nga 5 mijë forca policie. Shumë njerëz u lënduan gjatë lëvizjes së turmave ndërsa 3 persona vdiqën.

Kjo ndeshje ishte gjykuar që në vigjiljen e saj si një përballje me rrezik të lartë por pavarësisht se në Honduras, kishin dislokuar një polic për çdo dy tifozë, akte e dhunës kaluan çdo kufi të parashikueshëm.