.

I nxehti shkakton ngordhje masive të salmonëve


Alaska, një nga vendet e ftohta të botës, ka njohur valë nxehtësie të paparë këtë verë dhe stresi të nxehtit ka shkaktuar ngordhje të salmonëve.

Shkencëtarët kanë vërejtur humbje të disa llojeve të salmonit të Alaskës, duke përfshirë “sockeye”, “chum” dhe salmonin rozë.

Stephanie Quinn-Davidson, drejtore e Komisionit të Peshqve, i tha CNN se ajo mori një grup shkencëtarësh në një ekspeditë përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës në fund të korrikut, pasi vendasit e paralajmëruan atë për të ngordhjen e salmonëve në rrjedhë.

Ajo dhe shkencëtarët e tjerë numëruan 850 salmon të vdekur të paprishur në këtë ekspeditë, megjithëse ata vlerësuan se totali ishte me të vërtetë katër deri në 10 herë më i madh.

Ata kërkuan shenja të lezioneve, parazitëve dhe infeksioneve, por nuk pati të tillë. Gati të gjithë salmonët që gjetën kishin “vezë të bukura ende brenda tyre”, tha ajo. Për shkak se ngordhja përkoi me valën e nxehtësisë, ata arritën në përfundimin se stresi i nxehtësisë ishte shkaku i vdekjeve në masë.

Quinn-Davidson tha se ka punuar si shkencëtare për tetë vjet dhe asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë.