.

Terror në plazhin italian, banda me 10 shqiptarë rrahin nënën dhe dy djemtë


“Terror në Riviera Romagnola, familja nga Como rrihet nga banda e shqiptarëve”. Ky është titulli që i kanë vënë lajmit mediat italiane që raportojnë për një ngjarje që ka ndodhur një ditë më parë në provincën e Riminit.

Mediat italiane shkruajnë se dy djemtë italianë dhe nëna e tyre janë sulmuar e rrahur nga një bandë kriminelësh, buzë detit, pa asnjë arsye.

“Mbrëmje makthi për një familje nga Como që kishte shkuar me pushime në Igea Marina, në Riviera Romagna. Dy djem pesëmbëdhjetë vjec dhe tetëmbëdhjetë vjeç sapo kishin kaluar një mbrëmje të qetë buzë detit, dhe para se të ktheheshin në shtëpi, vendosën të ndalen në një furrë buke për të shijuar diçka të ngrohtë.

Por, afër saj, ishin përgjuar, rrethuar dhe provokuar nga një bandë me dhjetë të rinj shqiptarë.

“A keni një cigare?” Ky ishte preteksti që do mjaftonte për të nisur sulmin.

Tetëmbëdhjetë vjeçarit papritur i erdhi një grusht në fytyrë e pas dhunës përfundoi me hundë të thyer. Edhe vëllai i tij i vogël, pesëmbëdhjetë vjeç, mori një goditje të fortë.

Ndërkohë, nëna e dy fëmijëve, e cila priste që fëmijët e saj të ktheheshin në apartament, dëgjon ulërimat nga dritarja dhe vrapon për të ndihmuar djemtë.

Por banda shqiptare nuk kursen as gruan pesëdhjetë vjeçare, e cila është goditur dhunshëm.

Familja, pas rrahjeve dhe frikës së madhe, u ndihmua dhe u sigurua nga karabinierët, dhe vendosi të mos kthehej në Como më herët nga data që kishin parashikuar, por të vazhdonte pushimet. Ndërkohë, karabinierët e Bellaria kanë parë pamjet e kamerave që konfirmojnë dinamikën e agresionit. Dhe tani jam në ndjekje të bandës shqiptare.panorama