.

Shokuese! Bie zjarr në hotel, ndërrojnë jetë 9 persona


Një zjarr i madh u ka marrë jetën 9 personave në Ukrainë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin ‘’Tokio Star’’ në qytetin portual të Odesës. Zjarri shkrumboi 1000 m2.

Nga përhapja e flakëve kanë mbetur të lënduar 10 persona, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.Nuk ka informacione rreth shkakut të shpërthimit të flakëve. Forcat e ndërhyrjes së emergjencës i shuan flakët pas 3 orësh.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe premtoi se shkaktarët e tragjedisë do të ndëshkohen sipas ligjit.

‘’Ngjarja nuk ka ndodhur si pasojë e luftës apo ndonjë bombardimi. Neglizhenca kriminale dhe injorimi i normave elementare të shoqërisë sollën këtë tragjedi. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

Personalisht, siguroj se do të ketë ndëshkime sipas ligjit dhe standarteve juridike. Nuk mund vendosni përfitimin financiar mbi jetën njerëzore.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit e viktimave’’, u shpreh kreu i shtetit ukrainas. /l.m