.

Nuk i hapet parashuta/ 30-vjeçarja përplaset përtokë dhe vdes para syve të burrit (Foto)

 

Në Riva del Garda, provincë e Trento në Itali, suedezja 30-vjeçare Josefin Elin Sando e apasionuar me aventurën, ka humbur jetën pasi parashuta me të cilën u hodh nga lartësia rezultojë difektoze dhe nuk u hap.

Suedezja ndodhej në zonën turistike në veri të liqenit Garda, për të bërë hedhje me parashutë nga disa shkëmbinj bashkë me bashkëshortin e saj.

Mos hapja e parashutës bëri që Josefin të përplaset pas shkëmbinjve dhe më tej në tokë, duke gjetur vdekjen.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe rikuperimit të trupit të 30 vjeçares, ekipet e shpëtimit nuk mund të bënin më shumë, pasi Josefin Elin Sando ishte dëmtuar fatalisht.