.

Makina përplas biçikletën, 1 i plagosur

 

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lushnjë, këtë të shtunë. Një makinë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës. Aksidenti ndodhi në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i biçikletës u dërgua për kurim në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.