.

Grabitet në vilën e tij të pushimeve mjeku, ishte me gruan në shtrat kur dëgjoi zhurma. Hajduti la pas këpucën duke…


Do të jetë një mesgusht që do të mbahet mend për një mjek të njohur dhe gruan e tij, që ishin në shtëpinë e tyre të pushimit.

Në agimin e ditës së enjte, ata u zgjuan nga zhurmat brenda shtëpisë së tyre në “Giancos”, dhe u ngritën nga shtrati për të parë se çfarë po ndodhte.

Por kur e gjetën veten para një djali rreth njëzet vjeç, afro një metër e tetëdhjetë centimetra i gjatë, i cili kishte me vete një çantë të sapo vjedhur brenda apartamentit.

Doktori dhe gruaja e tij u përpoqën ta bllokonin por i riu arriti të dilte jashtë dhe të shpëtonte, por më parë e kishte goditur me shpatull dhe e rrëzoi mjekun e njohur italian në Romë, i cili nuk pësoi lëndime të rënda.

Njoftimin në polici e bënë menjëherë dhe tani kanë filluar hetimet.

Një provë me rëndësi që do i japë shtysë hetimeve është edhe një këpucë që djali e ka humbur duke ikur ose mbase mjeku ka arritur t’ja heqë atë nga këmba.

Për mjekun dhe gruan kjo u ka shkaktuar një frikë të madhe, teksa thuhet se autori kishte mundur të grabiste 300 euro.