.

“Do ikësh me pranga në duar”, PD “dhëmb për dhëmb” me Pjerin Ndreun

Partia Demokratike i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” kryebashkiakut të ri të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në OD, Ivi Kaso, paralajmëron se Ndreu do të largohet me pranga në duar.

Sipas tij, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm. PD akuzon Ndreun se ndër të tjera është përfshirë edhe në vjedhjen e votave në Dibër.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHJTJET ZGJEDHORE, IVI KASO.
Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit. Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar.

Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!