.

Dhunoi turistet spanjolle/Bllokohet restoranti ne Porto Palermo,dyshohet se nuk ka dokumente të rregullta


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Policia, menjëherë pasi arresoi 51 vjecarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistqt spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Sakaq, vetë Mihal Kokëdhima, ndodhet në paraburgim, pas arrestimit dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë./panorama