.

“Askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e PD” Bardhi i kunderpergjigjet Rames

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi replikon me kryeministrin Edi Rama, pasi ai në një postim në rrjetet sociale tha se në bashkitë që më parë janë drejtuar nga demokratët, nuk ka e nuk do ketë të hequr nga puna përvec atyre që nuk duan të punojnë.

“Shqiperise i duhet pastrrimi nga krimi dhe korrupsioni”, i kthen përgjigje Bardhi-Ramës.

“Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. ? Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. ????”