.

Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut, mesazhi i ndjerë i Demalisë: Shko i qetë miku im se ti e ke kryer misionin tënd


Ndarja nga jeta parakohe e gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku, i ka pikëlluar të gjithë.

Ilir Demalia, në një mesazh trishtimi në Facebook, i ka dedikuar disa fjalë të ndjerit Baxhaku, mikut të tij.

“Model gazetarie dhe qytetarie

Po zbrazet qytetaria e Tiranës. Po zbrazet më ikje. . . dhe largime në jeten e pertejshme. Pas Gjergj Xhuvanit, sot nje tjetër qytetar, gazetar i orëve të para të frymës lirise dhe endërrës për nje gazetari si pushtet I katërt, gazetar I zhgenjyer nga marrja në dore e pseudo-gazetarise nga provincialët e ardhur me yrysh dhe shërbestarët e rinjë e të vjetër të regjimeve më gazetari sherbimesh e gjobash, duke u pasuruar njësoj si mafja politike dhe duke zaptuar dhe mbytur frymën e lirisê medias së lirë.

Pafuqinë Tij për të përmbysur këtë kënetë gazetarie dhe pushteti, apo pushtet-gazetarie ku të shkrire në një janë kthyer në një gangrenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ti miku im Fatos Baxhaku e ngushëlloje në tavoline më miqte e tu me kafen dhe gastaren përpara, me buzqeshjen e pranuar të fatit të një brezi të humbur vlerash dhe principesh, qytetarie dhe miresie.

Erich Maria Remark në librin “ Asgje të re nga fronti perëndimit shkruante”

“Rinia jonë është si fotografia e njê shoku të vdekur, ne e shikojmë atë por Ai nuk është më.”

Ti di të kujtohesh I dashur mik për moralin e gazetarit dhe njeriut, qytetarit dhe mikut, si njeri që në këtë katraurë baltovine shoqërore morale antivlerash, Ti ruajte vetveten më dinjitetin dhe modelin e gazetarit dhe qytetarit.

Shko i qetë miku im se ti e ke kryer misionin tënd si gazetar, qytetar.

Pusho në Paqe mik!”, ka shkruar Demalia./panorama