.

E kapin të dehur, telefonata e djalit në shtëpi ‘fundos’ dhe babanë. Policia zbulon se…


E ndalon policia në gjendje të dehur në timon, e shoqërohet në Komisariat. I riu telefonon në shtëpi se nuk ka me çfarë të kthehet, por i bën gjëmën edhe babait.

Policia rrugore në Verona ka ndalur një makinë për kontroll, por pa se në timon ishte një djalë i ri në gjendje të dehur dhe e shoqëoi në Komisariat.

I riu, kërkoi nga prindërit të shkonin ta merrnin, por policia vuri re se edhe babi ishte tapë.

Kur i bënë testin e alkoolit, rezultoi dyfish mbi normë.

Kështu, edhe babit edhe djalit iu hoq patenta dhe u denoncuan.

Në fund të dy u kthyen me nënën e djalit që kishte shoqëruar burrin e saj dhe që doli të ishte e vetmja esëll.panorama